Qëllimi i këtij artikulli është të nxjerrë në pah fuqitë e e-learning në procesin e mësimdhënies/ nxënies, duke gërshetuar rezultatet e kërkimit shkencor në didaktikë me përdorimin edukativ të teknologjive. Në veçanti, do të flasim për mbështetjen e teknologjive në modelet e nxënies duke shfrytëzuar mundësitë që na ofron e-learning, si dhe për vlerat që ka arritur e-learning dhe ndonjë vështirësi që paraqet, sidomos në ndryshimin e modeleve të punës, ku në disa raste nuk është i lehtë integrimi i teknologjisë. Artikulli do të shërbejë si një kuadër teorik] për kërkime specifike në këtë fushë, për disiplina të ndryshme.